Rihapet vettingu i policisë/ Nga dita e sotme, të gjithë shefat e lartë në sitë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke nisur nga kjo e hënë e 18 dhjetorit do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, të cilat që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Policia e Shtetit ka bërë me dije se janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese.

Trupa e Vlerësimit do të përbëhet nga Arben Sefaj, kryesues, Denisa Sina, relatorë dhe Suela Bulku, anëtare.

Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median.

Kështu në sitë do të kalojnë vetëm ata që synojnë poste drejtuesish ose funksione me risk të lartë korruptimi si policia në Gardën e Republikës dhe në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Kontrollit do t’i nënshtrohet drejtori dhe zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorët e departamenteve, të Drejtorisë Qendrore, të strukturave të veçanta, drejtorët e zëvendësdrejtorët vendor, në drejtoritë e kufirit dhe migracionit, shefat e komisariateve, të sektorëve në nivel qendror e vendor që mbulojnë fushën e krimit të organizuar, krimit ekonomik/financiar dhe policisë rrugore

Por krahas tre kritereve atij profesional, e pastërtisë së figurës dhe pasurisë, subjektet do t’i nënshtrohen edhe testit të drogës, si dhe do te vlerësohen edhe varësia nga alkooli lojërat e fatit apo nëse vuajnë nga çrregullimet mendore kronike.

Për kontrollin e pasurisë do te ngarkohet inspektorati i lartë i deklarimit te pasurisë për të përpiluar raportin, ndërsa për kontrollin e figurës do të bashkëpunohet edhe me struktura të tjera si SHISH, DSIK.

Trupa e vlerësimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është e ngjashme me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit.

Zjarr Tv Ad