Rikthehen kufizimet e energjisë elektrike? Flet Belinda Balluku: Dimri do të jetë i vështirë, është një krizë globale

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku, u shpreh në emisionin “Opinion” se dimri do të jetë i vështirë, për shkak të krizës energjitike, por siguroi qytetarët se nuk do të kthehen oraret kufizuese të energjisë.

“Ndoshta do kemi më shumë se një dimër të vështirë. Është një krizë globale nuk është problematikë e rajonit. Ekspertët parashikojnë një ndryshim të situatës pas qershorit 2022.

Duhen patur parasysh faktorët e krizës. Nuk bëhet fjalë për çmimin, por për mungesën e energjisë në  gjithë zinxhirin e prodhimit post pandemik. Ka një kërkesë më të madhe nga ajo qe kemi pas në vitin 2019 në nivel global. Kjo vjen pasi tregu por kërkon të kthehet në një nivel më të lartë”, tha Balluku.

Ajo tregoi se nga ditë e hënë do të flitet në terma konkretë lidhur me situatën, ndërsa pohoi megjithatë se asnjë shtet nuk ishte i përgatitur për një krizë të tillë.

“Nuk ka patur asnjë pritshmëri që do te kishte një kërkesë  të tillë për energji. Asnjë vend nuk ka qenë i përgatitur”, tha Balluku duke pohuar se situata ka nisur të kuptohet gjatë muajit gusht.

Zjarr Tv Ad