Rikthehen protestat në Francë

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Francezët i janë rikthyer sërish protestave. Këtë të shtunë mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e  Tuluzit, ndërsa autoritetet kanë qenë në gatishmëri.

Siç raportojnë mediat vendase demonstruesit kanë sulmuar forcat e policisë, ndërsa këta të fundit i janë kundërpërgjigjur.

Që prej nëntorit qytetarët francëzë kanë pushtuar rrugët kundër qeverisjes së Emmanuel Macronit.

Javën e kaluar rreth 27,000 protestues kanë marshuar, ndërsa dy javë më parë 84,000 persona u raportuan të kenë protestuar.

Lëvizja “Jelekët e Verdha” nisi protestat në Francë në kundërshtim të ngritjes së çmimit të naftës si dhe ngritjes së standardit të jetesës.

 

Zjarr Tv Ad