Rikthehet Champions League sot në mbrëmje

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Faza e fundit e kualifikueseve të Uefa Champions League starton me ndeshjet e para sot në mbrëmje. Në orën 21:00 do të zbresin në fushë gjysmëfinalistët e edicionit të kaluar, Ajax kundër grekëve të APOEL me skuadrën holandeze që do të luajë me shumë mungesa kryesore.

Ata do të luajnë në transfertë pa Dolberg e Ziyech, që të dy të dëmtuar ndërsa skuadra qipriote është thuajse e kompletuar me Vouros që nuk do startojë nga minuta e parë.

Përballë do të vendosen rumunët e CFR Cluj kundër Slavia Prague dhe LASK Linz kundër Club Brugge, me belgët që konsiderohen favorit për tu kualifikuar në fazën e grupeve.

 

Zjarr Tv Ad