Rikthehet dhuna ndaj arbitrave në futbollin shqiptar. Braktiset dueli mes Delvinës e Elbasanit pasi goditet me sende në kokë gjyqtari

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar. Në ndeshjen e sotme të luajtur në stadiumin e Delvinës, mes vendasve dhe AF Elbasanit, dueli është ndërprerë në minutën e 60-të

Kjo, pasi arbitri kryesor Xhulio Agolli nga Fieri, është goditur nga tifozët me sende të forta në pjesën e kokës dhe ka qenë i pamundur vijimi i takimit.

Ky takim ishte i vlefshëm për javën e pestë të grupit B në Kategorinë e Dytë dhe deri në ato momente rezultati ishte 0-0. Situata precipitoi pas një pretendimi për penallti të Delvinës dhe më pas tifozët hodhën sende në fushë.

Tashmë elbasanasit presin fitoren në tavolinë nga Komisioni i Disiplinës.

PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad