RIKTHEHET GRIPI I SYRIT/Mjeku: Preken fëmijët në kopshte dhe çerdhe, të bëjnë kujdes edhe të rriturit

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjek okulist pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr.1 në Tiranë, Rubin Topi ka bërë të ditur se është rikthyer gripi i syrit. Sipas tij, shumica e rasteve po haset tek fëmijët që frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet.

“Rastet kanë filluar menjëherë nga shtatori dhe janë në një rritje. Inkubatorin kryesor e kanë në çerdhe dhe në kopshte. Sa u bëj pyetjen prindërve: A është në çerdhe apo në kopshte? Thonë po në 99 për qind të rasteve, sepse fëmijët ia ngjisin njëri-tjetrit”, shprehet mjeku Topi.

Megjithatë, ai thotë se fëmijët janë më të mbrojtur. Por nga ana tjetër ata mund t’ia transmetojnë atë pjesëtarëve të tjerë të familjes.

“Fëmijët janë më të mbrojtur. Në shumicën absolute të rasteve e kalojnë shumë lehtë. Ai fëmijë vjen në shtëpi ia ngjit motrës, vëllait, ia ngjit njërit prej prindërve. Pra shërben si vektor shpërndarës.

Mjeku tregon gjithashtu se klinikat e rënda të gripit të syrit hasen edhe tek moshat e rritura ku ekziston rreziku i rënies së shikimit deri në verbëri mbetet i lartë.

Ai bën thirrje që të mos neglizhohet për asnjë rast gripi i syrit, pasi kapja në kohë parandalon rreziqet.

Zjarr Tv Ad