Rikthehet i nxehti afrikan/ Meteorologia zbulon sa do të shkojnë temperaturat javën e ardhshme: Moshat e thyera të shmangin daljet e panevojshme…

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Meteorologia Adiola Bani, në një intervistë të dhënë për Fax News, ka zbuluar se javën e ardhshme, pritet që të ketë një rritje të ndjeshme të temperaturave, si pasojë e një vale të nxehti që vjen nga Veriu i Afrikës.

Bani tha se temperaturat duke nisur nga e hëna, dhe deri në fund të muajit Korrik, pritet që të shkojnë deri në 41 gradë, ndërsa rekomandoi që moshat e thyera të shmangin daljet në oraret e pikut të vapës.

“Do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave gjatë ditës së sotme, e diela na sjell kthjellime në zonën më të madhe të vendeve, me përjashtim të alpeve, ku nuk përjashtohen as shirat dhe rrebeshet afatshkurtra.

Temperaturat do të luhaten në zonat e ulëta dhe bregdetare nga 35-38 gradë, ndërkohë që në zonat malore temperaturat do të jenë deri në 33 gradë celsius.

Java që vjen na sjell masa ajrore të nxehta, më e ndjeshme rritja e temperaturave do të jetë të hënën, me temperatura mbi 41 gradë celsius, presim kryesisht që moti të jetë i kthjellët në të gjithë javën e fundit të muajit Korrik.

Moshat e thyera është mirë që të shmangin daljet e panevojshme pas orës 10:00 të paradites, deri në orën 17:00 të pasdites, ndërsa rekomandohet që të jenë të hidratuar, dhe të mbajnë gjithnjë ujë me vete”, u shpreh Bani për Fax News.

 

Zjarr Tv Ad