Rikthehet ora dimërore, të djelën flemë një orë më shumë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke nisur nga nesër në të gjithë Europën do të fillojë të funksionojë ora dimërore.

Pas mesnatës, akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta prapa. Në orën 03:00 të mëngjesit të 29 tetorit, akrepat e orës do të zhvendosen 1 orë prapa, duke shënuar orën 02:00.

Pse kthehet ora pas?

Pas solsticit veror, ditët gradualisht bëhen më të shkurtra.

Prandaj, duke kthyer orën një orë mbrapa gjatë vjeshtës, kjo u siguron njerëzve më shumë dritë dielli në mëngjes. Kthimi i orës përpara në pranverë sjell mbrëmje më të lehta.

Fatmirësisht, pajisjet elektronike si smartfonët, e përditësojnë orën e re në mënyrë automatike.

Zjarr Tv Ad