Rikthehet Yulia Tymoshenko

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko njoftoi se do të kandidojë në garën për president të vendit në zgjedhjet e Marsit.

Tymoshenko, e cila ka qeverisur me Ukrainën nga viti 2005 deri në vitin 2010, akuzon udhëheqjen aktuale si përgjegjëse për pagat e ulëta dhe zgjatjen e konfliktit në lindje të vendit.

Ajo e përshkroi Ukrainën si shtetin më të varfër në Evropë dhe një nga më të korruptuarit në botë. Anketimet e fundit e vendosin Tymoshenkon para presidentit aktual Petro Poroshenko.

Yulia Tymoshenko kandidoi për presidente edhe në vitin 2010, mirëpo humbi nga rivali i saj Viktor Janukoviç, i cili e la postin, pas protestave masive që kërkonin lidhje më të afërta me Perëndimin. Gjatë kohës që Janukoviç ishte në pushtet, Yulia Tymoshenko u dënua me shtatë vjet burg për korrupsion.

 

Zjarr Tv Ad