Riktheni xhupat në garderobë, ulen ndjeshëm temperaturat, ja ku do të kemi reshje bore

0
246
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditët me diell si duket nuk do të zgjasin, pasi ditën e nesmërme gjatë mbrëmjes priten reshjet e shiut.

E shtuna do të fillojë e kthjellët me vransira të lehta dhe kalimtare, kryesisht në jug dhe në qendër, më pak në veri. Por pas mesditë priten reshjet e para, fillimisht në zonat qendrore dhe më pas në jug dhe më pas në veri.

Ditën e diel do të kemi një rënie të temperaturave dhe fuqiaim të vranësirave. Dita e hënë dhe e marta fillojnë akoma më të freskëta me 3-4 gradë rënie nga e diela dhe me reshje dëborë. Sërish zonat lindorë më së shumti do të kenë reshje dëbore. Korça, Erseka mbase dhe Pogradeci do të kenë reshje dëborë gjatë ditës së hënë dhe të martë.

Prandaj nëse i keni hequr xhupat nga garderoba, ju duhet t’i riktheni sërish

Zjarr Tv Ad