Rikthim në PD? Bregu zbulon kërkesën e Berishës: Nuk do pranoja asnjë propozim nga PS, nuk më shkon

0
6466
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Majlina Bregu ka reaguar për herë të parë pasi emri i saj u propozua për të qenë president e vendit. Bregu është shprehur se nuk do të pranonte asnjë propozim që vinte nga Partia Socialiste dhe nuk e ka menduar asnjëherë atë post.

Sa i përket rikthimit të saj në PD, ajo ka treguar se ka marrë një ftesë nga ish-kryministri Sali Berisha, mirëpo tani është në një tjetër pozicion, megjithatë nuk i ka mbyllur përfundimisht dyert për në Partisë Demokratike.

“Ti je dëshmitar sa kam qeshur unë me këtë kur e kam dëgjar. Mua nuk më shkonte në asnjë moment të isha president, apo ccfarë posti si propozim nga PS. Nuk më shkonte. Falenderoj të jgithë ata kolegë socialsitë që propozuan emrin tim.

Po z. Berisha ka bërë një ftesë publike. Jo me letër. Unë nuk kam dyshim fare që z. Berisha do të thoshte se janë të mirëpritur të gjithë ata që u larguan ose që i larguan. Nuk kam ndonjë dyshim në pjesën e sinqeritetit se në këtë moment duhen të gjithë. Por unë jam në tjetër rrugë, në tjetër pozicion”, tha Bregu.

Zjarr Tv Ad