Rikthimi i Fredi Bejlerit, shpërthen Artan Hoxha: Një ngjarje më shumë se tragjike

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe gazetari Artan Hoxha kanë diskutuar këtë të hënë në Top Talk për kandidatin e PD-së për zgjedhjet lokale Fredi Bejleri.

Idrizi deklaroi se shqiptarët nuk duhet të votojnë Bejlerin, njeriun e akuzuar për Masakrën e Peshkëpisë. Ndërsa gazetari Artan Hoxha publikoi disa dokumente ku tregohet veprimtaria kriminale e Bejlerit ndër vite. Ai e cilëson tragjik faktin që Partia Demokratike po e mbështet Bejlerin si kandidat për bashkinë e Himarës.

“I jepet sërish mundësi, jo vetëm të kandidojë, por të mbështet  në partitë më të mëdha politike. Që të marrë mbështetje në këtë nivel, është një ngjarje më shumë se tragjike, duket gati gati si komike”, u shpreh Hoxha.

Bejleri dyshohet si i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë, ku një organizatë terroriste greke, sulmoi postën kufitare në Gjirokastër, duke vrarë dy ushtarakë, plagosi tre të tjerë dhe gjatë tërheqjes grabiti edhe armatimin.

Zjarr Tv Ad