Rikthimi i Metës dhe zgjedhjet e vitit 2023, Braimllari flet për Konventën Kombëtare të LSI-së

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në 25 Korrik Lëvizja socialiste për Integrim do të mbajë Konventën Kombëtare për riorganizimin e të gjithë strukturave për zgjedhjet vendore të 2023.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, në një intervistë për Ora News ka zbuluar detaje nga ajo që pritet të ndodhë në këtë Konventë. I pyetur nëse do të ketë një rikthim të Presidentit Meta në krye të LSI-së, ai tha se Meta është themeluesi i kësaj force dhe ka një kontribut të jashtëzakonshëm në politikën shqiptare.

“LSI i ka bërë zgjedhjet për kryetarin e bashkisë, janë mbajtur më 5 dhjetor 2020. Në atë periudhë do të mbaheshin dhe zgjedhjet për strukturat e tjera drejtuese, kryesinë, sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët por për shkak të pandemisë kjo u shty. Ndaj ne do të plotësojmë nivelet e tjera drejtuese. Për sa i përket kreut të partisë është në vullnetin e zonjë Kryemadhi për të paraqitur agjendën në vazhdimësi të fuqizimit të rolit të LSI për zgjedhjet e 2023”, tha Braimllari.

Pas përfundimit të mandatit të Presidentit më 24 korrik, a do kthehet Ilir Meta në opozitë?

Braimllari: Përfaqësimi i Metës si Presidenti i vendit ka qenë dinjitoz dhe i ka dhënë atij institucioni rolin e një qytetari të vërtetë. Për sa i përket rolit të tij në politikë aktive, ai e ka bërë të qartë se do konsultohet me qytetarët dhe besoj është në zgjedhjen e tij. Zoti Meta është themeluesi i LSI, në politikën shqiptare ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke nxjerrë një ekip të ri në politikën shqiptare.

LSI do jetë një faktor përcaktues në zgjedhjet vendore të 2023, ndaj unë e shikoj si të domosdoshëm ridimensionimin e opozitës, e shikoj si të domosdoshëm bashkimin e çdo faktori opozitar për tu vendosur ballë për ballë këtij regjimi.

Zjarr Tv Ad