“Rikthimi i vizave”, Tabaku: Shqetësim, krimi nga Shqipëria

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku komenton diskutimet në parlamentin holandez për rikthimin e vizave ne vendin tonë. Përmes një postimi në “Facebook”, Tabaku shkruan se trafiku i drogës, veçanërisht ai i heroinës është një nga arsyet kryesore që fshihen pas kësaj kërkese. Ndër të tjera, ish-deputetja shkruan se nëse nuk merren masa kjo situatë do penalizojë edhe Kosovën.

“Rrezikojmë rikthimin e vizave dhe fatkeqësisht po penalizojmë Kosovën.
Dje ka pasur diskutime shumë të gjata në parlamentin holandez. Krimi që vjen nga Shqipëria, trafiku i drogës dhe në mënyrë të veçantë trafiku i heroinës janë kthyer në problem në Holandë prandaj institucionet dhe shërbimet holandeze kanë ngritur shqetësim.
Jo më larg se dy javë më parë, dy Ministra holandezë ishin këtu, ai i Drejtësisë dhe ai për Cështjet e Migracionit, për të paralajëmruar qeverinë shqiptare që krimi dhe droga po bëhen pengesë për procesin e integrimit dhe kthimin e vizave.
Ministri dje ka raportuar për vizitën e tij në Shqipëri dhe tre partitë kryesore që bëjnë dhe mazhorancën atje në parlament kanë thënë që nuk është më e mjaftueshme paralajmërimi i qeverisë se qeveria shqiptare e ka marrë paralajmërimin. Ne duhet të marrim masa më të forta sepse siç thonë ata, korrupsioni në qeveri e pengon të luftohet krimi, trafiku i drogës. Qeveria është palë me krimin, sot krimin e kemi në pushtet. Deputetët holandezë përgatitur pesë rezoluta, dy prej të cilave për Shqipërinë.

Rezoluta e parë për vendosjen e vizave për Shqipërinë, rendit faktorë të bazuar nga të dhënat e shërbimeve secrete holandeze, policisë dhe insttiucioneve të tjera, ata flasin për për pastrim parash, mafien shqiptare, trafikun e heroinës, krimin, çdo gjë tjetër që lidhet me detyrat që duhet të bënte qeveria shqiptare.
Dhe rezoluta e dytë që flet për Kosovën dhe ngre shqetësimin se këto probleme që ekzistojnë sot në Shqipëri, nesër mund të ekzistojnë në Kosovë. Shqipëria për herë të parë bëhet pengesë për Kosovën. Shqipëria që duhet të ishte ndihmë, shpresë dhe mbrojtje për Kosovën, sot bëhet problem për avancimin e Kosovës dhe kjo është akoma më e rëndë.
Ju e kujtoni se çka ndodhur dhjetë vjet më parë. Shqipëria arriti të siguronte liberalizimin e vizave me vendet e shengen në BE. Shqiptarët nuk do të mbanin më radhë të gjata në ambasada, sot pas 10 vitesh kjo ëndërr po thyhet nga një qeveri e papërgjegjshme shqiptare. Një qeveri që ngopet me lugën bosh po I çon shqiptarët edhe një herë në radhët e gjata përpara ambasadave për të marrë një vizë.
Ndërsa nga kuvendi shqiptarët gënjehen sistematikisht për integrimin e vendit. Ju e mbani mend një vit më parë, kryeministri na tha që negociatat janë hapur, ndërsa sot sulmon opozitën se përse këto negociata nuk do të happen. Nga shtatori e deri më sot nuk është marrë asnjë masë konkrete në plotësim të rekomandimeve. Shqipërisë i janë vendosur 5+2 kushte, 2 kushte njëri prej të cilëve lidhet me zgjedhjet dhe reformën zgjedhore. Ka pasur mungesë totale të vullnetit politik për të arritur në një draft dhe kishte kohë mjaftueshëm.Vullnetin politik nuk e jep opozita por e jep qeveria. Por mos harrojmë 5 kriteret tradicionale, krimi dhe korrupsioni, administrata publike, çështja e pronave. Në të gjitha ka hapa pas dhe kjo jo e thënë nga opozita por nga vendet anëtare.
Nuk ka asnjë lidhje opozita në këtë proces. Çfarë mund të bënte opozita në këtë proces ishte votimi i atyre ligjeve që ishin me shumicë të cilësuar që pengonin procesin e integrimit, në shtator të 2016 miratuam ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. Kaq ishte puna e opozitës. Çdo gjë tjetër është në dorën e qeverisë. Pse nuk ngrihet SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, pse nuk plotësohen vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese?
Shqiptaë, sot jemi përpara një momenti të vështirë. Qeveria Rama po na kthen pas në vitin 2005, ku shqiptarët rreshtoheshin që me mëngjes për njëvizë në vendet e BE. Senati holandez vazhdon të mos besojë në qeverinë Rama dhe me gjasë do të marrë vendimin për kthimin e vizave. Po kthejmë rrotën e historisë dhjetë vjet më pas duke zhbërë edhe atë që kemi arritur me shumë mund.
Të ngrihemi sot në oren 18 përpara kryeministrisë për të rrëzuar këtë qeveri. ajo e cila do ta rikthejë edhe një herë Shqipërinë dhe shqiptarët në radhët e gjata të vizave dhe ambasadave.”-shkruan Tabaku.

Zjarr Tv Ad