‘Rikthimi si kryeministër’/ Berisha: Kishte një kërkesë masive

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri historik demokrat Sali Berisha iu përgjigj pyetjes se çfarë do të ndodhë nëse Lulzim Basha nuk e njeh Kuvendin Kombëtar.

“Ai që nuk njeh statutin, vetëpërjashton veten. Del nga radhët e partisë. Statuti është Kushtetuta e PD. Kështu që pavarësisht deklaratave që janë bërë, unë mendoj se çdo demokrat dhe demokrate, do të respektojë vullnetin e shumicës, përndryshe ata zgjedhin rrugën e vetëlargimit, zgjidhje që nuk ua këshilloj, sepse siç e dini, një nga ndryshimet themelore të statutit do të jetë fraksioni. Ne PD-në do e shndërrojmë në shtëpinë e lirisë,” tha Berisha.

Ai u shpreh se demokratët e duan atë të rikthyer si kryeministër.

“Unë do të pranoj çdo verdikt që japin demokratët në votën e tyre të përgjithshme. Por në këtë lëvizje, siç është e qartë si drita e diellit është fakti se ka një kërkesë masive për rikthimin e Sali Berishës, gjë të cilës nuk i rezistoj, por e pranoj si një detyrim. Por në çdo moment që demokratëve nuk u duket e arsyeshme, e pranoj verdiktin e tyre,” tha Berisha.

Ndërsa pyetjes se çfarë do të ndodhë më 12 dhjetor në selinë e PD-së pasi Basha nuk e njeh Kuvendin dhe as produktin e këtij Kuvendi, Berisha tha se PD më 12 dhjetor gdhin e rithemeluar.

“Tani është njëlloj si të thuash z. Basha nuk njeh më veten e tij. Edhe kjo mund të ndodhë por këto janë punët e tij. PD me datën 12 dhjetor gdhin e rithemeluar, gdhin fuqishme në këmbë, do vazhdojë projektin e saj. Nuk është projekt që përfundon më 11 dhjetor, ka faza të tjera. Kryetari pa parti, në vlerësimin tim, duhet të votohet nga anëtarësia e partisë, ndonëse Kuvendi ka pushtet absolut për shkarkimin e tij. Këto janë çështje që do zgjidhen gjatë rrugës”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad