“Rilindas hipokritë”- Vasili publikon videon kur deputetët e PS shkonin në mbrojtje të hotelit të Dash Pezës: Sot lëshojnë ruspat e shkatërrojnë ç’gjejnë përpara

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka kujtuar vitin 2009, kur PS në opozitë dërgonte deputetë në mbrojtje të hotelit të Dash Pezës, një pjese e të cilit u prish.

Vasili ka publikuar edhe videon, ndërsa shkruan: “Këto thoshin dje hipokritet rilindas. Po sot e shihni vete si lëshojnë ruspat e shkatërrojnë ç ‘gjejnë përpara!”.

Mëngjesin e 8 dhjetorit 2009 një grup deputetësh të Partisë Socialiste tentuan të hyjnë me forcë në pallatin në qendër të Tiranës, në pronësi të kunatit të ish-deputetit të Partisë Socialiste Dashamir Peza, pallat që ishte shembur pjesërisht një ditë më parë nga Inspektoriati i Ndërtimit.

Deputetët socialistë u përleshën me forcat e policisë, të cilët u përpoqën t’i ndalojnë të kapërcenin shiritat rrethues dhe të hynin në ambientet e brendshme. Për disa minuta mes dy palëve u shkaktua incident për shkak se deputetët e Ramës, u shtynë e u përplasën me policinë në tentativë për të hyrë në objekt.

Linku i videos publikuar nga Petrit Vasili:

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/1109123819721892

Zjarr Tv Ad