“Rimbursim të akcizës, TVSH dhe 1 milion euro subvencion”, Veliaj takim me përfaqësuesit e transportit publik: Do i bëjmë, me kusht që…

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në takim me përfaqësuesit e transportit publik. Nuk mund të shkoj ti them kryeministrit na rimbursoni TVSH në rast se ne nuk jemi të gatshëm të bëjmë transparencën tonë. Nuk mund të kemi gjysmën e operatorëve me GPS gjysmën me vesh. Para se të angazhohen financat duan të sigurohen nëse financat shkojnë në vendin e duhur

Ju keni kërkuar edhe rimbursimet që ju keni kërkuar për personat me aftësi të kufizuara, studentët etj. Edhe pse ligji thotë që ka kategrori që subvencionohen por ne nuk e kemi marrë këtë faturë. Por gjithsesi do të kemi një numër konkret të personave që e kanë përfituar këtë shërbim dhe ju të merrni atë cfarë ju takon. Ne nuk mund të kemi skena si ato që ndodhën dje ku u arrestuan operatorët me biletat fallco edhe abonetë fallco. Duhet të ndërtojmë një marrëdhënie besimi. Ju duhet të keni edhe një marrëdhënie besimi me njëri tjetrin.

Shiten abone dhe bone thesari shkëmbehen kesh me zinxhira florir tek Banka e Shqipërisë. Kjo është për turp. Po kush ja jep këto atij personit? Sigurisht që operatorët. Unë them që teknologjia me GPS, barkodet për abonetë duhet të jenë pjesë e diskutimeve. Ndryshe ne do të hedhin vetëm para dhe nuk do kemi zgjidhur thelbin e kësaj plage.

Gjëja tjetër që dua të them meqë përmenda kategroitë sociale, fakti që ne nuk kemi kontestuar dicka të tillë nuk do të thotë që nuk na intereson. Kur shoh që përzihet nga urbani një veteran luftë është turp dhe fyerje. Ne si fillim jemi shqiptarë. Bashkia e Tiranës do ofrojë një fond prej 1 milion eurosh si një fillim i ri.

Do bëjmë kompensime por cilësinë e rrit transparanca. Nuk janë paratë e mia se po të ishin të miat do ua falja, por janë para të publikut. Pra kapacitet për kilometër, cili autobuz shkoi ku. Sigurisht jam gati të rishikoj prapë buxhetin nëse kjo nuk mjafton. Por sigurisht që do të monitorohen nga GPS. Dua t’ju them që paketa që kemi për të miratuar, ka të bëjë edhe me përdorimin e korsive të miratuara.

Zjarr Tv Ad