Rinas/ Grabitësit morën paratë në avion

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grabitje e ndodhur në pak minuta, një i vdekur dhe alarm në Rinas. Autorët kanë qenë tre dhe lëviznin me një furgon të bardhë me mbishkrimin “hetimi tatimor”. Ata kanë hyrë në zonën kargo të aeroportit pak pasi disa kompani sigurimesh kanë ngarkuar në avion paratë që do të lëviznin jashtë vendit. Grabitësit kanë marrë paratë në avion dhe kanë dalë nga aeroporti.
Ata janë larguar në një rrugë dytësore por një tjetër e papritur ka ndodhur këtu. Grabitësit janë përballur me një makinë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, e cila ka qenë në patrullim rutinë. Nga frika e kapjes, grabitësit kanë sulmuar me armë kallashnikov dhe granata FNSH-të, e cila është përgjigjur me zjarr. Nga të shtënat ka humbur jetën një prej grabitësve.
Bashkëpunëtorët e viktimës, kanë marrë trupin e pajetë dhe e kanë hedhur në lumë për të humbur gjurmët dhe janë arratisur.
Policia është vënë në ndjekje të tyre nga toka dhe nga ajri.

Zjarr Tv Ad