Rindërtimi pas tërmetit/ Arben Ahmetaj falenderon veten në rrjetet sociale…

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditwn e sotme, Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, kanë zhvilluar një takim me njësinë Nr.4, në Kryeqytet në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit.

Ka qenë vetë Ahmetaj që e ka postuar live takimin në llogarinë e tij në “Facebook”, teksa ka falënderuar veten për punën e jashëzakonshme që po bën.

Faleminderit Arben Ahmetaj për gjithë punën e jashtëzakonshme me rindërtimin pas tërmetit– shumë krenar për transformimin e Njësisë 4!”– shkruan Arben Ahmetaj në “Facebook”.

Kujtojmë që na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet elektorale, teksa të gjitha Partitë janë në kulmin e fushatës së tyre për këtë garë.

Zjarr Tv Ad