“Rinia mban ndezur zjarrin e PD”, Glauk Olldashi: Qëllimi duhet të jetë përtej rrëzimit të PS

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit mori pjesë ditën e sotme në Kuvendin Kombëtar të PD. Në fjalën e tij ai tha se qëllimi i Partisë Demokratike, duhet të jetë përtej rrëzimit të PS-së nga pushteti. Sipas tij rinia është zemra e PD, ndërsa propozoi më shumë takime me qytetarët për t’i kërkuar mbështetje duke u bazuar në vlerat e demokratëve dhe parimet konservatore.

Glauk Olldashi: Kemi kaq muaj që shihemi nëpër foltore dhe sot kemi takimin e fundit  për të arritur plotësimin e strukturave në PD. Unë jam i ri dhe më pëlqen që rinia është ajo që e ndezi këtë zjarr që kemi brenda nesh dhe po rinia do të ajo që do e mbajë ndezur. Rinia është zemra e PD dhe si e tillë duhet të jetë në fokus të organeve drejtuese.

Në FRPD janë të rinjtë, intelektualt, artistët, kontribuesit e përhershëm të PD. Duhet të kthejmë në fokus të bërit opozitë.Qëllimi i PD duhet të jetë përtej rrëzimit të PS. Ne nuk mund të vazhdojmë të luajmë lojën ku qytetarët duhet të zgjedhin të keqen më të vogël.

Ne duhet të diferencojmë veten dhe të tregojmë vlerat konservatore në parti e shoqëri. Kur dalim të kërkojmë mbështetje duhet të jetë për vlerat dhe idealet, planet dhe filozofinë tonë dhe jo se kundërshtari po shkatërron vendin. Patjetër që fajet e kundërshtarit janë në favorin tonë kur bëhet fjalë për zgjedhjet. Por nuk majfton me kaq.

Nuk mjafton të mblidhemi në 2 vite. Nuk majfton  të dalim dhe të akuzojmë kundërsharin, nuk majfton të bëjmë politikë në media. Ne duhet të tregojmë se çfarë është e djathta. Të kthehemi në shmkebnull  për politiknë. Hapi që kemi nisur është një hap i mirë.  Kemi mundësinë për ta bërë PD-në siç ka qenë. Gjithçka është në dorën tonë, do arrijmë të kalojmë veten. Slogani “Fillim i ri, bashkë rikthehemi shpejt”.

Zjarr Tv Ad