Rinis raundi i bisedimeve Rusi-Ukrainë, grupet e punës do të dialogojnë për të arritur paqen mes dy vendeve

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Delegacionet ukrainase dhe ruse nisën sot raundin tjetër të bisedimeve për paqe, ndërsa vijon lufta mes dy vendeve.

Palët negociatorë mbajtën një video-telefonatë 90 minutëshe. Grupet e punës pritet të vazhdojnë të takohen gjatë gjithë ditës.

David Arakhamia, një anëtar i delegacionit ukrainas u shpreh: “Sot po punojmë gjithë ditën”.

Të dy vendet kanë mbajtur disa raunde bisedimesh deri më tani, por ende nuk është arritur në një marrëveshje armëpushimi të plotë ose tërheqje të trupave ruse.

Kujtojmë se takimet e para u zhvilluan në Bjellorusi, ndërsa ditët e fundit ato po mbahen përmes video-konferencë.

Zjarr Tv Ad