Rinisin konsultimet e Presidentit për zgjidhjen e krizës

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti italian, Sergio Mattarella, rinis konsultimet për zgjidhjen e krizës qeverisëse pas dorëheqjes pak ditë më parë të kreut të qeverisë 5 Yje-Lidhja, Giuseppe Conte.

Për dy ditë rresht ai do të takohet me kryetarët e dy dhomave të Parlamentit, me kryetarët e grupeve partiake, me liderët e forcave politike në vend si dhe do të konsultohet me Presidentin e Nderit Giorgio Napoletano.

Pak orë nga nisja e konsultimet bëhet më e fortë hipotezën e krijimit të një aleance qeverisëse 5 Yje-PD.

Dy liderët e dy forcave politike janë takuar mbrëmjen e së të hënës (26 gusht) për të diskutuar mbi pikat e përbashkët të një programi qeverisës si dhe mbi emrin e kryeministrit të ri.

Lëvizja 5 yje ka vendosur veton për rizgjedhjen e Giuseppe Contrs ne postin e kryeministrit, propozim ky që deri më tani nuk ka gjetur pajtueshmërinë me Partinë Demokraike.

“Nëse PD nuk jep ok për mandatin e Contes, e kotë të takohemi”, deklarojnë përfaqësuesit e 5 Yjeve. Ndërkohë burimet mediatike informojnë se mesditën e sotme Luigi Di Maio pritet të takohet me kryetarin e PD , Nicola Zingaretti.

“Jemi në rrugë të drejtë për arritjen e një marrëveshje. Por qeveria është një çështje serioze e ne nuk duam të krijojmë një qeveri që zgjat vetëm 14 muaj si ajo që sapo u mbyll”, ka deklaruar lideri i PD, Zingaretti.

Nga ana tjetër lideri i Lidhjes, Matteo Salvini, sulmon pëepjekjet per krijimin e ketij koalicioni të ri qeverisës.

Në një dalje për mediat ai thotë se “ky koalicioni i ri ishte i parapërgatitur me kohë.

Mjafton veç një javë që 5 Yjet të kalojnë nga aleanca me Lidhjen tek PD. Marrëveshja e votuar në Bruksel në zgjedhjen e kreut të Komisionit Europian u kërkua nga Merkel e Macron me qëllim kthimin pas të Italisë. Dinjiteti e koherenca vlejnë më shumë se sa posti i ministrit. Jam krenar për Lidhjen”, deklaroi Salvini.

Ndërkohë e djathta italiane sheh me preokupim lindjen e një aleance qeverisëse 5 Yje-PD.

“Nesë arrihet marrëveshja kjo është qeveria më e majtë në historinë qeveritare italiane”, është shprehur lideri i Forza Italia, Silvio Berlusconi.

Zjarr Tv Ad