Rinisin seancat kundër Trump, Presidenti deklaratë surprizë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seancat televizive për shkarkimin e presidentit, Donald Trump, pritet këtë javë të kulmojnë me pyetjen e disa dëshmitarëve. Trump thotë se ai po mendon të paraqitet vetë para Komisionit Hetimor, edhe pse nuk ka besim te procesi në vetvete.

Tetë dëshmitarë të tjerë pritet të pyeten në komisionin hetimor që po shqyrton shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump.

Seancat televizive nisin të martën me ndihmësen e zëvendëspresidentit Majk Pens, Xhenifer Uilliams, dhe drejtorin e Këshillit të Sigurimit për Çështjet Europiane, Aleksandër Vindman, për të vazhduar me ish-ambasadorin e Ukrainës Kurt Volker dhe ndihmësin e Shtëpisë së Bardhë, Tim Morrison.

Qëllimi i seancave pyetësore është të hidhet dritë mbi akuzat se presidenti Trump disa muaj më parë abuzoi me pushtetin.

Ai dyshohet se i bëri presion Ukrainës, që në këmbim të ndihmave ushtarake, të hetonte për korrupsion rivalin demokrat, Xho Bajdën, çështje që do ta përdorte politikisht gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka mohuar akuzat duke e cilësuar procesin hetimor një gjueti shtrigash.

Një ditë më parë ai u shpreh i gatshëm të marrë vetë pjesë në seancë për t’ju përgjigjur aludimeve si dëshmitar kryesor.

“Edhe pse nuk kam bërë asnjë gabim, dhe nuk kam besim te ky proces i shtirur dhe i padrejtë, më pëlqen ideja e daljes vetë para Kongresit, dhe do e mendoj seriozisht,” deklaroi Trump në Twitter.

Zjarr Tv Ad