Rinumërimi i votave, kandidati i PD-së: Votat pa vulë po numërohen për PS-në

0
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur sot rinumërimi i 2.323 kutive të votimit nga zgjedhjet e 11 majit, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). 

Procesi po zhvillohet në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” në Tiranë, teksa raportohen tensione gjatë rinumërimit. Kandidati për deputet Blendi Himçi bashkë me vëzhguesit e PD-së, kontestojnë rinumërimin, duke pretenduar që fletë pa vulë janë konsideruar si të vlefshme për PS-në.

Himçi thotë se kjo është një situatë skandaloze, ndërsa insiston së gjatë procesit kanë konstatuar pavlefshmëri të një kutite, brenda së cilës ndodhen fleta pa vulë. 

“Fleta hyn te kutia e të vlefshmeve, është vetëm më një vulë dhe vazhdojnë  e konstatojnë si të vlefshme, dhe vota sigurisht është për PS-në. Edhe fleta tjetër, që s’ka vulë farë është shënuar e vlefshme për numrin 5, për PS-në, pjesë e trenit bullgar. Po kërkojnë ti konstatojnë përsëri të vlefshme. Duhet bërë korrigjimi edhe i tabelës por jo vetëm, edhe konstatimi për pavlefshmëri i kësaj kutie. Për sa kohë futet një fletë bosh, e cila ka krijuar trenin bullgar dhe shikoni dhe rezultatin e kësaj qendre, është që kjo kuti të dali e gjitha e pavlefshme. Kjo është kërkesa jonë lidhur me këtë kuti votimi. Ky është një proces që ne e kemi konstatuar nga pamjet filmike. Po e rishikojmë dhe këtu dhe është një situatë skandaloze”, tha Himçi.

Siç njoftoi më herët KQZ, procesi po kryhet në 24 tavolina numërimi, të ndara në 24 grupe pune, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga tre subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Partia Mundësia.

Bëhet me dije se rinumërimi do të përfshijë katër qarqe: Tiranën, Fierin, Durrësin dhe Elbasanin. 

Zjarr Tv Ad