RINUMËRIMI I VOTAVE/ Përfundon këqyrja e fletëve të votimit në KZAZ nr.1, PS del me 1 votë më shumë, LSI dhe PD “përfituan”nga gabimet e komisionerëve

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka përfunduar këqyrja e fletëve të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore për KZAZ nr. 1, që i përket qarkut të Shkodrës.

Sipas shifrave të nxjerra nga KQZ, shihet se pas verifikimit, Partisë Socialiste i është shtuar 1 votë, pasi në kuti ka patur 692 vota, në krahasim me 691 që ishin numëruar pas zgjehdjeve të 25 prillit.

Ndërkohë PD dhe LSI kanë dalë me nga 1 votë më pak. Më konkretisht, pas verifikimit LSI ka 57 vota, ndërsa PD 761. Edhe PSD ka dalë me 2 vota më pak pas verifikimeve të rezultatit.

Kujtojmë se KQZ do të rinumërojë 10% të kutive të votimit në të gjithë Shqiëprinë, teksa kutitë do të zgjidhen me short. Ky proces bëhet për të parë nëse komisionerët kanë gabuar gjatë numërimit të votave dhe nëse brenda në kuti ka fletë me probleme.

Zjarr Tv Ad