Rinumërimi/ Ja deputeti “kampion” për numrin e votave të padrejta

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijon procesi i riverifikimit të votave të 25 Prillit. Në KQZ janë rinumëruar deri më tani rreth 250 kuti nga 500 që janë zgjedhur me short për t’u rinumëruar.

Deri më tani, kanë dalë në pah disa parregullsi që lidhen me kandidatët brenda partisë, e që në fakt duket sikur luftën e kanë pasur me njëri-tjetrin dhe jo me partinë kundërshtare. Deri më tani, kryesimin për numrin e votave të padrejta që ka marrë e ka deputeti i PD-së, Zef Hila.

“Në Partinë Demokratike është deputeti Zef Hila që kryeson për numrin e padrejtë të votave që ka marrë. Rreth 104 vota deri më tani, nga rinumërimi i 250 kutive. Mesa duket ia ka marrë të renditurit të parë në listën e PD-së, Helidon Bushatit duke qenë se edhe ai ka një numër të konsiderueshëm votash që i janë hequr nga numëruesit gjatë procesit të numërimit”, raporton TV Klan.

Imunitet nuk ka pasur as ish-Kryeministri Sali Berisha. Mbi 30 vota duket se i janë hequr padrejtësisht, ndërkohë surprizë ka qenë Lulzim Basha, i cili mbi 26 vota i ka pasur në mënyë të padrejtë në kuti.

Nga Partia Socialiste ka pasur deputetë që kanë fituar vota të padrejta. Eduart Shalsi dhe ministrja Elisa Spiropali kanë numër të padrejtë votash në kuti. Ndërkohë vjedhjes së votave nuk i ka shpëtuar as kryeministri Edi Rama.

Zjarr Tv Ad