Rira nuk liron zyrën: Zgjedhjet lokale të 2019 do mbahen 13 tetor

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa pritet që kryetari i ri i bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba, të hynte në zyrë, kryetarja paraardhëse Miranda Rira ka vendosur të mos e lërë detyrën, duke thënë se zgjedhjet e 30 qershorit janë nul dhe ajo do të përgatitet për zgjedhjet e 13 tetorit, sipas dekretit të Presidentit.

Rira: Nuk është pozitive që po kalojmë kaq hapa pas ndërkohë që të gjitha ndërrimet e pushtetit të çdo lloj zgjedhjeje nuk mund të ishin në këtë lloj derexheje. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin monopartike, janë votime të kryera pa dekretin e Presidentit dhe si të tilla janë nul. Ne presim datën 13 tetor, jemi duke u përgatitur dhe bërë maksimumin tonë për zgjedhjet lokale që do të jenë pas pushimeve të verës. Këshilli i ri bashkiak nuk po zhvillon sot mbledhjen në mjediset e bashkisë dhe kjo është për të marrë dhenë. Nuk ka guxim të hyjë në godinën e bashkisë dhe të betohet.

Zjarr Tv Ad