Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani, tha se secili është i lirë që të bëjë platforma në PD.
Ai u shpreh i bindur në një intervistë në “Ora News” se Kuvendi i PD, i cili do të mbahet në 30 prill, do t’i japë fund krizës së Partisë Demokratike.
Sipas tij me rëndësi thelbësore është qëndrimi dhe vendimit e institucioneve brenda PD-së
Ristani: Çdo gjë që të ka të bëjë me PD-në, me sjelljen e individëve të ndryshëm nuk nis me platformat e gjithsecili edhe pse janë të lirë që secili ta bëjë, por thelbësore janë vendimet institucionale brenda PD-së.
Për mua kjo është një platformë ose një mendim i disa njerëzve të politikës, por me rëndësi janë vendimet e institucionet e PD-së. Partia ka një kuvend të datës 11 dhjetor dhe partia po përmbyll përzgjedhje e proceseve të brendshme. Kjo krizë zgjidhet me këtë kuvend të datës 30 ku do të formatohet përfundimisht PD.