Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Arben Ristani thotë se kriza në Partinë Demokratike është drejt zgjidhjes, por të këtij mendimi nuk janë Gazment Bardhi dhe analisti Preç Zogaj.
“Po ua them si lajm shumë të mirë, kriza është në zgjidhjen e saj. Dhe do të përfundojë kriza me mbledhjen e kuvendit. Kjo propagandë që bëhet, jo amerikanët, jo këta po ata…”, u shpreh Ristani në emisionin “Opinion”, ndërsa Zogaj e Bardhi i ndërhynë duke thënë se po e sheh situatën më lehtë se çfarë është në të vërtetë.
Gazment Bardhi: Kësaj i thonë i fusim një mendje të lehtë dhe jemi në rregull
Preç Zogaj: Si “jo amerikanët”, ku jeton? A jeton në hapësirën euro-atlantike? Po je politikan…