Ristani zbardh detaje nga mbledhja e Kuvendit të PD-së: Tri pikat ku do të fokusohet

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD, Arben Ristani, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se data 11 dhjetor, e zgjedhur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike nga ish-kryeministri Sali Berisha nuk është zgjedhur rastësisht, por është data e themelimit të PD-së.

Më tej Ristani tha se, në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së do të jetë i përbërë nga tri pika: ndryshimet e statutit të partisë, shqyrtimi i veprimtarisë së kryetarit të PD-së dhe referendumi që do të ratifikojë vendimet e kuvendit.

“Një element, në ndryshim nga Rama që cakton kushtet, janë të gjithë formularët që kanë një autorizim që autorizojnë zotin Berisha të caktojë datën. Është dita e themelimit të PD.

Së dyti, kuvendi që do të mblidhet do të ketë tri pika: ndryshimet në statut, shqyrtimin e veprimtarisë së kryetarit shkeljen e tij dhe një referendum që do të ratifikojë vendimet e kuvendit.

Elementet bazë janë të statutit. Disa elementë Berisha i ka nxjerrë në foltore: njohja e fraksioneve të PD, dorëheqja e kryetarit nëse humb zgjedhjet. Kjo është pjesë revolucionare dhe nuk ka ndodhur në asnjë parti tjetër në këto 30 vjet. Është duke u punuar për programin e partisë dhe vijën ideologjike.”, u shpreh Ristani.

Zjarr Tv Ad