Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja Rita Ora rrëfeu se nuk kishte frikë të dilte hapur si biseksuale sidomos pas publikimit të këngës së saj Girls.

Gjatë një intervistë për Stylist, ylli i popit tha se zbuloi sekretin e saj pasi ndihej se ishte gati të tregonte të vërtetën.

“Nuk kisha frikë. Prita derisa u ndjeva gati,”-tha ajo. “Unë jam e rritur dhe ndihesha sikur kjo ishte diçka që duhej të bëja për të ecur përpara. Jam shumë krenar për atë që jam dhe për udhëtimin që kam bërë për të arritur këtu, të gjithë duhet t’i kalojnë këto gjëra për të mësuar rreth vetes.”

Këngëtarja vendosi të flasë hapur në lidhje me seksualitetin e saj pas publikimit të këngës ‘Girls’.

“Kjo ishte një temë me të vërtetë e ndjeshme për mua, ishte historia ime dhe e dija se kjo do të ishte një tronditje për njerëzit, sepse kurrë më parë nuk kam folur për këtë në publik,”-tha Rita.

 

Zjarr Tv Ad