Rita Ora duke treguar flamurin shqiptar. Kerkon te sjelle X-Factor-in ne Tirane.

0
895
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

11903568_10206244735590488_623726128_n

“Nëse do t’ju thoja që konkurrentët e X Factor Britain do të këndonin në pallatin e një ish-diktatori, ju me siguri do të mendonit se është një nga shakatë e producentit Simon Cowell,” shkruan Daily Mirror.
Por, kjo është një kërkesë e këngëtares me origjinë kosovare Rita Ora, që i është bërë produecentëve të X-Factor në Britani.
Ajo sugjeron që fazën e trajnimit të konkurrentëve të saj ta bëjë në Pallatin e Brigadave në Shqipëri, ish-pallati mbretëror i Zogut të Parë e cila në kohen e regjimit komunist u shfrytezua per pritje e ceremoni shtetërore.
King-Zog-I

Ne foto: Mbreti Zog
Për momentin asnjë vendim nuk është marrë dhe Simon Cowell nuk është akoma i bindur se ç’do të bëjë me sugjerimin e Rita Ora-s.
Disa burime thonë se organizatorët kanë nevojë të gjejnë vendet e përshtatshme për transmetim live dhe duhet të përballen me çështjen e ndryshimit të orës nëpër vende të ndryshme.

Albanian-mansion-once-home-to-King-Zog-I-1

“Për transmetimin live ka shumë faktorë teknikë që duhen marrë parasysh,” tha një i brendshëm i XFactor Britain.

Një mik  i ngushtë i Ritës tha: “Rita është shumë krenare për origjinën shqiptare dhe ka bashkëpunuar me Shqipërinë e Kosovën në shumë raste”.

Së fundmi Rita u nderua si Ambasadore Nderi e Kosovës në Britani.

Rita-Ora

Zjarr Tv Ad