Rita Ora i është bashkuar princ Harry-t në një koncert bamirësie për mbledhjen e donacioneve për fëmijët me SIDA.
Duka i Sussex dhe këngëtarja me origjinë shqiptare janë fotografuar duke u përqafuar përpara eventit të madh, që u mbajt nga organizata mbretërore bamirëse Sentebale.
Ora mbajti koncert në Sentebale Audi Concert në Hampton Court Palace, në jugperëndim të Londrës.
Organizatorët thanë se koncerti grumbulloi qindra-mijëra paund për organizatën bamirëse, që do ndihmojë të rinjtë që kanë HIV/AIDS në vendet afrikane të Lesotho, Botswana dhe Malawi.
“Jam shumë e lumtur, pak shi asnjëherë nuk lëndon njeri. Unë jam vërtet e lumtur që jam këtu dhe që kam mundësinë të mbështes dhe të përpiqem të mbledh sa më shumë para për këtë çështje të madhe”, – tha Rita pas takimit me princin Harry.