Rita Ora zbulon çdo gjë mbi çështjet e zemrës

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rita Ora ka pasur disa histori romantike me personazhe shumë të njohur, ndër to përmendim Calvin Harris apo Andrew Gerfield, por gjatë një interviste për kopertinën e “Marie Claire” së fundmi, këngëtarja shqiptare është shprehur se dashuria nuk ka qenë tema kryesore në jetën e saj këto kohë.

“Njerëzit duan të dinë për jetën time personale dhe këtë e pranoj, por kam mësuar se dashuria nuk ka qenë prioriteti im kohët e fundit. Nuk e di por unë dashuroj shumë gjithmonë dhe shumë fansa më thonë në ‘Twitter’:

‘Mos bjerë në dashuri këtë herë, merre me qetësi’ dhe unë qesh sepse është shumë e vërtetë”, është shprehur Ora.

‘Sa herë që ndihet e vetmuar, zgjidhja e saj është mamaja. “Ndihem e sigurt dhe jo e gjykuar. I them gjithmonë të vijë të flejë tek shtëpia ime. Më pëlqen të përkëdhelem, edhe pse jam e rritur”, ka vazhduar Ora. Ajo ka treguar gjithmonë se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me mamanë e saj dhe kjo deklaratë, i vërteton të gjitha.

Zjarr Tv Ad