Rithemelimi e quan Alibeajn TRADHËTAR, Garo: Legjitimon presidentin e Ramës kundrejt NDONJË PAGESE

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së të thirrur nga Enkelejd Alibeaj lidhur me procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në një deklaratë për media nga selia blu, zëdhënësja Floriana Garo ka akuzuar Alibeajn duke e quajtur “tradhëtar” teksa ka thënë se ai s’ka më asnjë autoritet për të thirrur grupin parlamentar pasi është shkarkuar.

Deklarata e Garos:

Pas shkarkimit nga çdo detyrë, deputeti Enkelejd Alibeaj nuk përfaqëson as PD as grupin parlamentar, megjithatë ai vazhdon të përfshihet në farsën e Edi Ramës Deputeti Alibeaj dhe cilido merr pjesë në farsën e Edi Ramës, përfaqëson veten dhe problemet e tij.

Deputeti Alibeaj të përpiqet që të zgjedhë nën dorë presidentin e Edi Ramës, ose më së paku ta legjitimojë atë kundrejt ndonjë pagese. Kjo përbën tradhëti ndaj demokratëve.

Me urdhër të Ramës dhe në pazare me të, Basha dhe Alibeaj shuajnë akoma pa u mbledhur komisionin hetimor për masakrën zgjedhore të 21 prillit. PD angazhohet në këtë proces vetëm në rastin kur maxhoranca pranon për kandidat propozimin e opozitës së vërtetë. Alibeaj si deputet i thjeshtë s’ka më asnjë autoritet për të thirrur grupin parlamentar. Komisioni i Rithemelimit bën thirrje ta injorojnë këtë mbledhje.

Zjarr Tv Ad