‘Rithemelimi’ mbledh të premten Këshillin Kombëtar, reagon Bardhi: Një vit më parë i kishim përballë, sot na diktojnë vendimet

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot grupi i Rithemelimit njoftoi se ditën e premte do të zhvillojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por kjo duket se nuk është pritur mirë nga Gazment Bardhi.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Bardhi tha para deputetëve se “Myslim Murrizi, Rudina Hajdari dhe Jozefina Topalli, që ne i kishim përballë një vit më parë, tani do të na dikojnë ne si grup parlamentar ça vendimi do të marrim”.

Me herët gjate ditës se sotme, Edi Paloka ka lajmëruar në emër të Komisionit të Rithemelimit, mbledhjen ditën e premte të këshillit Kombëtar të PD.

“Komisioni i Rithemelimit, ka vendosur thirrjen e mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar të PD në datën 6 maj në orën 18:00. qëllimi përveç konstituimit të Këshillit Kombëtar , edhe përcaktimi i një qëndrimi politik të PD lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit”, tha Paloka.

Zjarr Tv Ad