Rivali i Shqipërisë për në EURO 2020 zyrtarizon trajnerin e ri

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tashmë është zyrtare. Senol Gunes është përzgjedhur trajneri i ri i Turqisë duke pasuar në këtë post rumunin Mircea Lucescu i cili u shkarkua disa javë më parë.

Gjithsesi, trajneri aktual i Besiktasit i cili rikthehet në stolin e përfaqësueses turke të cilën e ka drejtuar nga viti 2000 deri në vitin 2004, do të ulet në stol duke filluar që nga 1 qershori, kur të ketë përfunduar sezonin aktual me Besiktasin.

Një lajm i mirë ky për Kombëtaren shqiptare, sepse në dy sfidat e para të eliminatoreve të Euro 2020, Turqia do të drejtohet nga një trajner provizor përfshirë këtu edhe sfidën e 22 marsit ndaj kuqezinjve në Shkodër. Misioni i Senol Gunes te Turqia do të jetë të kualifikojë Kombëtaren në Euro 2020 dhe në Botërorin e vitit 2022.

 

Zjarr Tv Ad