Rivendoset busti i Mit’hat Frashërit, te Liqeni i Tiranës

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Busti dhe varri i Mit’hat Frashërit, diplomat dhe shkrimtar i madh shqiptar, është rivendosur pasi u shkatërrua, duke u zbardhur të premten 23 dhjetor.

Siç shihet dhe nga fotot, busti i tij dhe pllakat janë rivendsur në Parkun e Liqenit. Busti u shkatërrua, ndërsa nuk ishte hera e parë që ky bust dulmohej dhe shkatërrohej.

Busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada, e cila u vendos në Tiranë në tetor të vitit 2018, te Kodrat e Liqenit

Historia e Mit’hat Frashërit, i njohur më tepër me pseudonimin e tij Lumo Skëndo, është një nga paradokset e shumta të shoqërisë shqiptare gjatë regjimit komunist. I detyruar të largohet nga Shqipëria në vitin 1944, si kundërshtar i Partisë Komuniste, vdiq në 3 tetor të vitit 1949, në Neë York të Amerikës.

Zjarr Tv Ad