Rivlerësimi i masës së Sigurisë, Balili dërgohet te Krimet e Rënda

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy ditë pasi u dorëzua dhe arrestua në polici, Klement Balili është shoqëruar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, për në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivët e policisë, “Eskobari”

Në gjykatë do të bëhet rivlerësimi i masës së sigurisë ndaj tij, pasi dy vite më parë u caktua në mungesë “arrest me burg”.

Vlerësimi i masës së sigurisë u bë nga gjyqtarja Miljana Muça, e cila u zgjodh ditën e djeshme nga hedhja e shortit.

Janë katër akuzat që pritet ti komunikohen ditën e sotme Balilit, ku më tej pas vendosjes së masës së sigurisë e cila pritet të jetë “arrest me burg”, “Eskobari i Ballkanit” do të transferohet në ambientet e paraburgimit.

Klement Balili u vetëdorëzua këtë të martë në polici, nën ndërmjetësimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në fshatin Stjart të Delvinës.

Akuzat e ngritura ndaj Balilit janë “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive” si dhe “Pastrim parash”

Zjarr Tv Ad