Rizgjedhja në krye të partisë/ Monika Kryemadhi: Meta nuk më ka uruar

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Monika Kyemadhi, u është përgjigjur gazetarëve, nëse ajo ka marrë një urim nga Meta, pas rikonfirimimit në krye të partisë.

Kryemadhi theksoi se; nuk ka marrë asnjë mesazh urimi nga Presidetni  Meta, sepse ai ishte shumë kurioz për pjesëmarrjen.

Gjithashtu Monika tha se; Presidenti Meta, ishte shprehur i kënaqur për vendosjen e maskës, nga ana e saj.

Përpos të gjithave, Kryemadhi ka zbuluar edhe një detaj, ku ka treguar se kur kanë ardhur procesverbalet nga Skrapari dhe Poliçani, krahas emrit dhe mbiemrit të saj, ishte dhe ai i bashkëshortit.

“Në fakt nuk e kisha bërë këtë llogari, nuk e kisha menduar sepse vetëm për një gjë, ma tregoi Silva, se kur kanë ardhur procesverbalet e Skraparit dhe Poliçanit kanë ardhur procesverbalet Monika Ramazan Kryemadhi dhe në kllapa Meta. Nuk më ka uruar, por besoj se ka qenë shumë kurioz të dijë për pjesëmarrjen, sepse ai nuk ka qenë në Shqipëri atë ditë, sepse ka qenë në Dibër të madhe, Manastir, për shkak të një aktiviteti që ka pasur, por vetëm për një gjë ka qenë shumë i lumtur; që unë kam vendosur maskën në procesin e votimit. Për këtë ka qenë një nga arritjet e tij të drejtpërdrejta, por i thashë që më detyroi anëtarja e LRI-së, që më tha se nëse t’i nuk vendos maskën, nuk ke mundësi të votosh, pra të hiqet e drejta e votimit. Kështu që besoj se një pjesë urimi ka qenë edhe kjo pjesa e maskës, pasi ka qenë shumë i kënaqur. Atë foton me maskë ma dërgoi ai i pari, para se të ma dërgonte Klajdi. Po interesante është, debat interesant që do të jetë në vazhdim e sipër”, është shprehur Kryemadhi.

Kryemadhi ka denoncuar prefekten e Beratit, gjithashtu dhe punonjës të Bashiksë së Tiranës, ku sipas Kryemadhit, kishin marrë urdhër nga kryebashkiaku Veliaj, për të filmuar dhe regjistruar njerëzit që merrnin pjesë në zgjedhjet e LSI.

“Nuk kishte turp më të madh se sa të shikojë prefekten e Beratit, që fotografonte kush hynte dhe kush dilte në zyrat e partisë së LSI për të votuar. Nuk kishte turp më të madh se sa të shikoje punonjës të bashkisë së Tiranës me urdhër të Veliajt, që filmonin dhe regjistronin njerëzit që merrnin pjesë në proces votim.

Sa i takon kandidaturës sime, do të doja shumë të kisha një kandidat, por s’do të doja që të ishte një kukull. Për një gjë të jeni të bindur, pas 25 prillit do bëjmë sërish zgjedhje dhe do të jetë një gjë komplet tjetër. Por të jeni të bindur, nuk i ka munguar asnjërit mundësia për të kandiduar”, u shpreh ajo.

Zjarr Tv Ad