Robert Papa: Yuri Kim ka qenë shefe e kabinetit të Blinkenit dhe deklarata e Ramës do shtojë kabllogramet ndaj tij, më të ashpra se ndaj Sali Berishës

0
632
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i televizionit “Fokus TV” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gazetar i njohur Robert Papa ka analizuar situatën politike në Shqipëri dhe jovetëm. Gjatë një interviste, gazetari Papa e ka ndalur theksin fillimisht tek deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë e krahasoi ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim me Sekretaren e Partisë së Punës, të cilën e ka quajtur si lajthitje. Madje ai zbuloi se ambasadorja Kim ka qenë shefe e kabinetit të Sekretarit Amerikan, Antony Blinken dhe se sipas tij, deklarata e Ramës do shtojë kabllogramet ndaj tij që do të jenë më të ashpra se ndaj Sali Berishës. Sa i takon vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta nga detyra, drejtori i televizionit “Fokus TV” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shpreh se kjo qasje është shembull që drejtësia në vendin tonë është peng i politikës, ose një shuplakë ndaj Edi Ramës.

-Zoti Papa, si e shihni konfliktin Rusi-Ukrainë? Pse Vladimir Putin po dështon në pushtimin e Ukrainës…

Të gjithë janë shokuar nga dështimi i Moskës. Putin kishte menduar se do e merrte Kievin për dy ditë. Ushtria, sipas pentagonit, ka mungesa logjistike, humbje morali dhe taktikë të gabuar ushtarake. Ushtria Amerikane funksionon me lidhjet nga poshtë-lart. Pra merret informacioni nga poshtë në terren, informohet lart dhe merret vendimi. Rusët ndryshe, jepet urdhri nga lart pa ditur ç’ndodh në terren.

-A ka rrezik që Rusia të sulmojë shtetet e NATO-s me Armë Bërthamore?

Këtë pyetje ia bëra ambasadorit Bolton dhe ai më tha se Rusia rrezikon reagim shkatërrues nëse hyn në kufijtë e NATO-s. Kjo është vija e kuqe. Problemi është se me sulmet kibernetike, Rusia i ka kaluar kufijtë e NATO-s kur kreu sulmet kibernetike në vitin 2008. Putin, nuk ndalon në Ukrainë. Viktima e parë do jetë Moldavia, rrezikon Gjeorgjia.

-Si përcillet situata e luftës Rusi-Ukrainë në SHBA, ku ju jetoni dhe punon prej vitesh?

Këto vazhdon jeta normalisht. Me politikën e jashtme merren shumë pak amerikanët. Fillimisht në gazeta, Ukraina ishte lajmi kryesor, tashmë nuk është. Në Televizione vazhdon sepse lufta tërheq shikues kudo. Biden e ka futur vendin në një rritje çmimesh, benzina është rritur dy fish nga viti i fundit i Presidentit Donald Trump.

-Le të përqendrohemi pak tek aktualiteti politik dhe jovetëm në Shqipëri. Si e shihni rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në politikën shqiptare?

Sali Berisha nuk është larguar asnjëherë. Aty ka qenë, në parlament dhe  mbetet aktiv. Energjik dhe ka autoritet te ai grupim. Fakt. Ka bërë shumë gabime, pa diskutim. Por është i fortë.

-Kush mendoni se do të jetë fati i Lulzim Bashës, për shkak se edhe deputetë që deri më dje kanë qenë pranë tij, tashmë i kanë dalë kundër dhe kërkojnë largimin e tij nga PD, por edhe agresionit të Sali Berishës për t’i marrë partinë?

Lulzim Basha ishte, është, dhe  do mbetet një kukull në politikën shqiptare, por që ka përfituar miliona dollarë, pa djersë, pa mund dhe pa asnjë meritë. Sistemi politik aty është i tillë, një kryetar vetëm nëse vdes ikën nga zyra. Vulën  s’ia merr dot kush. Shikoni Gjinushin, Godon dhe çdo kryetar. Ka ikur vetëm kur ka shitur postin. Duhet ndryshuar sistemi politik. Këtu askush nuk e di se cilët janë kryetarët e partisë republikane apo asaj demokrate. Kur them askush, më besoni.

-A është implikuar Berisha në aferën e Gazprom dhe sa të besueshme janë deklaratat e tij që ka refuzuar ofertën marramendëse të oligarkëve rus për të futur TAP në investimet në Shqipëri?

Pa fakte nuk flas dot, por në Shqipëri janë pleksur interesa të çuditshme. Duhen hetime dhe nëse kjo ka ndodhur duhet të mbajnë përgjegjësi. Ne kemi burime nafte dhe gazi, por na i marrin të tjerët. Pse? Ata që kanë lejuar këto duhen dënuar, pa përjashtim.

-Ditët e fundit kemi një rebelimi të kryeministrit Edi Rama ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, të cilën e ka krahasuar si Sekretare e Partisë së Punës. A ka një prishje te Ramës me SHBA, apo më shumë se kaq?

Edi Rama e ka kuptuar se ka mbaruar toleranca amerikane ndaj tij. Raportet e fundit për trafiqet, dënimi i Tahirit, të cilin ja çoi në tavolinë Obamës si dhe flirtimet e tij me autokratët  e rajonit  si dhe dosjet e tij të hershme këtu, tregon se amerikanët kanë nisur të kërkojnë një ndryshim edhe te ne. Amerikanët janë penduar sepse e shikojnë si një Lukashenko të ri. Makutëria dhe babëzia e çiftit Rama, ka rënë nën radarët e FBI, pa diskutim.  Shkodranët thonë: “T’u rrit mendja|. Kjo ndodhi me Edvinin. Nuk ka shans që dikush që urinonin prej muajsh pa vetëdije ta mbrojë më. Shoh nuk ka më fuqi të ndikojë, sidomos në kohë lufte. Me Ambasadoren Kim ka bërë një gafë dhe do ta paguajë. Kim ka qene shefe e kabinetit të Blinkenit dhe pas asaj deklarate të Ramës, jam i sigurt që kabllogramet e saj ndaj tij  do jenë më të ashpra se ndaj Sali Berishës, të cilin e sulmoi që ta bënte më të lehtë sundimin e Edi Ramës. Kandili i Ramës po tretët. Lajm shumë i mirë për gjithë shqiptarët. Ndihemi me turp dhe të turpëruar që kemi një kryeministër si ai. Realisht.

-Lulzim Basha ka artikuluar kohët e fundit termin “Trekëndëshin e Bermudës”. Si e shikojnë amerikanët ekzistencën apo inegzistencës e tij?

Për amerikanët, nuk kanë rëndësi emrat. Dinë çdo gjë. Kanë dosje, madje edhe hetime, por edhe ndaj Bashës. Amerika kishte shpresuar te SPAK. Por për këta jemi një pikë e vogël vëmendjeje. Mjafton të mos dalim nga ndikimi i tyre, kaq duan. Është maratonë, jo sprint. Duan status quone Kjo është “Thembra e Akilit”. Teorikisht nuk mbështesin asnjë politikan e asnjë parti, por mes lobimit blihet heshtja. Departamenti ka prirje liberale të majta. Kjo ka favorizuar të majtët te ne. Por besoj se e ardhmja jonë vendoset në Tiranë.  Kriza do krijojë mjedis largimi për Ramën. Kush vjen? Po ndryshoi sistemi zgjedhor, mund të ngjasë si në Bullgari, në të kundërt vazhdon  Partia Socialiste dhe Shqipëria mbetet në stanjacion.

-Sipas jush pse nuk u shkarkua Ilir Meta si presidenti i Republikë së Shqipërisë nga Gjykata Kushtetuese?

Shembull që drejtësia është peng i politikës, ose nje shuplakë ndaj Ramës. Por fundi dihet.

-A ka pasur pakt Rama-Meta-Berisha për të lënë në detyrë kreun e shtetit deri në korrik të këtij viti?

Edi Rama nuk ka dashur të trazojë shumë politikën dhe ta kishte Metën krahas Berishës. Më mirë si president pa shumë pushtet se sa një LSI kërcënuese ndaj ushtarëve të Erion Velisë. Por, edhe unë si shumë këtu në Amerikë, nuk e kuptojmë dot realitetin dhe sa të bashkuar janë ata që mbajnë peng Shqipërinë. Nesër është një ditë e re! Por e turpshme të na drejtojë kjo klasë politike? A e meritojmë? Jo!  Shqipëria nuk duhet të jetë vend i varfër. Shqiptarët nuk kishte pse të iknin. Duhet të jemi syçelët nga ndikimi rus, nga Beogradi dhe Athina. Me fat që na mbron SHBA si ne edhe Kosovën. Mirënjohës ndaj tyre. Mjerë ata, që dalin ndesh Uashingtonit, aleatit tone  strategjik. Ai që i thotë Sekretare Partie ambasadores amerikane, ose është i çmendur ose pa mend. Jep mend për çdo gjë. Turp!

Zjarr Tv Ad