Roboti më i ri është shumë social dhe me sy gjigantë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përpos telefonave celularë të cilët me ndryshimet e reja që kanë pësuar kanë sjellë revolucion në teknologji nuk kanë munguar as shpikjet më të fundit robotike në Kongresin Botëror të Celularëve, i cili u mbajt në Barcelonë.   Ekziston edhe një vend për ardhmërinë e inovacioneve të robotikës që ka prezantuar dy versione të ndryshme. Nga njëra anë robotin e dobishëm, një lloj asistenti që ju ndjek në shtëpi ngado shkoni; nga ana tjetër, roboti me sens humori, i cili plotëson nevojat tona emocionale, dhe që ne mund ta veshim dh eta përkdhelim sikur të ishte një kukull e teknologjisë së lartë.  I pari është amerikan dhe quhet Timi ndërsa i dyti është korean dhe quhet Liku.

Timi është një lloj  Echo Show tejet inteligjent me rrota.

Është një metër i lartë dhe fytyra e tij është një ekran 10 inç, me prekje dhe kamera në mënyrë që të mund të menaxhojë objektet e ndryshme të shtëpisë të lidhura me internetin.

Ai e kupton kur flisni me të pasi sensorët e saj perceptojnë hapësirën dhe mund të lëvizin pa goditur asgjë, dhe njohin madje edhe fytyrën.

Ai ju ndihmon në karikimin e telefonit dhe gjithashtu mund të mbajë për ju një tas me patatina të skuqura teksa shikoni television.

Liku, prodhuar nga kompania Torooc, është një “robot i shoqërueshëm” humanoid, 45 cm i gjatë, mjaft i lehtë për tu mbajtur në krah, dhe është në gjendje të ecë dhe të shikojë me sytë e mëdhenj.

Ai është projektuar për të shoqëruar personat që janë vetëm, duke treguar interes nëdaj pronarit të saj, duke dalluar shprehjet e fytyrës së tij dhe duke bashkëvepruar me të.

Timi është i disponueshëm në Evropë. Në panairin e Barcelonës, kompania që e prodhon atë, Robotemi, njoftoi se roboti personal tani mund të gjendet në Roterdam, Kopenhagen, Berlin dhe Paris (por ende jo në Itali), me një çmim prej 2 mijë euro.

Liku do të mbërrijë në SHBA dhe Japoni në vjeshtë, dhe në vende të tjera në vitin 2020, për 2.500 dollarë.

 

 

Zjarr Tv Ad