Roboti që do të zgjidhë misterin e piramidave

0
726
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Piramidën e Gizas, monumenti më i hershëm nga 7 mrekullitë e botës, fsheh në vetvete mistere që ende presin përgjigjie.

Njëri prej tyre është rrjeti i tuneleve të vendosur në trupin e piramidës. Tunelet janë të vogla dhe është e pamundur që në to të hyjë një njeri.

Prej dekadash, egjiptologët janë përpjekur të kuptojnë funksionin dhe qëllimin e këtyre tuneleve. Por pa arritur tek funksioni dhe qëllimi, më parë duhet të ndërtohet një hartë e plotë e rrjetit të këtyre tuneleve.

Deri më tani harta e këtyre tuneleve është ndërtuar mbi bazën e të dhënave të pakta të siguruar kryesisht nga teknologjia me ultratinguj dhe asnjëherë nuk është parë apo filmuar brenda këtij rrjeti.

Këtë synon ta zbulojë një grup studiuesish të Universitetit të Lidsit në Angli. Ata kanë ndërtuar një robot të vogël, në gjendje që të ngjisë terrenet e vështira. Roboti është i pajisur me një kamera dhe teknologjinë e ultratingujve.

Krijuesit shprehen besimplotë se roboti i quajtur Djedi do t’i shkojë deri në fund misionit të tij, duke zbardhur një prej mistereve më të mëdha të piramidës së Gizas.

“Përdorimi i robotëve është mënyra më e mirë për të parë se çfarë ndodh në ato tunele. Unë dyshoj fort se do të gjejmë një dhomë plot me thesare, kjo është pjesë e fantazisë”, thotë Campbell Price, kurator i Egjiptologjisë në Muzeun e Mançesterit.

Djedi nuk është i pari robot që përdoret për të kuptuar më mirë piramidën e Gizas, por asnjë tjetër më parë nuk i ka shkuar deri në fund misionit të vet.

Zjarr Tv Ad