“Roja e Gjelbër” sekuestron 41 m3 dru në Shkodër, dy të arrestuar

0
894
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Roja e Gjelbër”, ka sekuestruar 41 metër kub lëndë drusore si dhe 5 automjete që i transportonin, ndërsa janë arrestuar në flagrancë dy persona. Në pranga kanë rënë shtetasit Ndue Thepi, 38 vjeç, dhe  Ridvan Çelaj, 26 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme, në rrugën e fshatit Domen, njësia administrative Postribë, Shkodër janë kapur nga shërbimet policore duke transportuar 11 m3 lëndë drusore me automjetet e tyre tip “IFA” me targë TR 7421 D dhe SH 3697 E, pa dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu u gjetën të braktisura 3 automjete të tjera ku njëra prej tyre me targë SH 5587 E dhe 2 të tjerat pa targë, të ngarkuara me 30 m3 lëndë drusore në total dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

Lënda drusore dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për të tjerë persona të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

632962__hyz3_1vve 632962__s1z3d1ene 632962__skefhoye4e

Zjarr Tv Ad