Roland Bejko: Basha duhet të dorëhiqej dhe të fitonte  dinjitetin

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Roland Bejko edhe një herë është shprehur se kreu i PD, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen.

Ai është shprehur se Basha mund të fitonte dinjitet duke u larguar, duke mbajtur një fjalim per një politikani dhe më pas t’i hapte rrugën procesit të zgjedhjeve për kreun e ri në PD.

“Basha duhet të largohet, e kam shprehur direkt këtë mendim. Sigurisht pasi tha nuk kam humbur asnjë palë zgjedhje. Jam ndjerë i ofenduar, sepse kam qenë i bindur që Bashës i duhet dhënë një mundësi të kryesojë pa Berishën.

Kam qenë kundër Berishës dhe vazhdoj të jem, pasi është non-grata dhe e dyta që Berishën e kam quajtur njeriu që kthehet e konsumon kohën që do i takonte një elite tjetër politike. Kam artikuluar fort ndaj berishizmit si një praktikë politike që i duhet dhënë fund.

Basha mund të ikte nga kjo humbje duke fituar diçka, po të jepte dorëheqjen dhe të artikulonte fjalët e një politikani të madh, mesazhe prej burri shteti.  Kishte rastin të fitonte dinjitetin, por nuk e bëri. Fenomeni që erdhi si më i riu, por iku si më i vjetri nga të vjetërit. Kryetar i një partie bosh. Të iki dhe t’i japë rrugë proceseve,” tha Bejko për “Open”.

Zjarr Tv Ad