Roland Bejko: Edhe nëse Basha del i treti në zgjedhje, nuk duhet të largohet!

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Roland Bejko, Sekretar për Pushtetin Vendor në PD, la folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën në gjashtë bashki të vendit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bejko tha se Lulzim Basha nuk duhet të largohet nga drejtimi i partisë edhe nëse del i treti në zgjedhje, pra edhe në rast se kandidatët e Berishës mundin kandidatët e tij.

Basha nuk ka arsye të largohet, sepse është konteksti në të cilën po zhvillohen zgjedhjet. Edhe sikur të dalë i treti edhe pse nuk do të ndodhë. Por edhe nëse ndodh ai duhet të qëndrojë”, tha Bejko.

Bejko tha se PD pretendon të fitojë Bashkitë e Durrësit, Shkodrës dhe Dibrës.

Kanë rëndësi zgjedhjet për shkak të klimës politike, shpallja non grata e Berishës dhe ndarja e PD, ka rritur pritshmërinë e opinionit publik që ka interes të shohë kush do të fitojë.

PD futet me pretendime të qarta, sidomos në Shkodër, Durrës, Dibër. Qytetarët kanë pakënaqësi ndaj Edi Ramës, qeverisjes lokale dhe qëndrore të tij, tha Bejko.

Zjarr Tv Ad