Roland Bejko letër të hapur për Zhustin: Kur i ‘forti’ s’tërhiqet, referendum, ose përplasje civile

0
456
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

as thirrjes së fortë të aktorit Viktor Zhusti për ‘ulje të armëve’ sa i takon situatës së krijuar lidhur me Teatrin Kombëtar, ku bashkia ka vendosur ta shembë, ndërsa një pjesë e artistëve janë ngujuar te godina në mbrojtje të saj, vjen një reagim nga studiuesi i Shkencave të Administrimit, Roland Bejko.

Përmes një letre drejtuar Zhustit, Bejko shkruan se si mund të firmoste aktori një peticion symbylluraz, ndërsa shton se Rama dhe Veliaj përdorën firmat e artistëve, emrat e tyre si makijazh. Mes të tjerash studiuesi arsyeton kërkesën e Zhustit, për dialog, ndërsa shton se nuk mund të bëhet kjo gjë, kur kryeministri deklaron se ishte pro shembjes së teatrit edhe 20 vite më parë.

Roland Bejko parashtron dy zgjidhje nëse i ‘forti’ nuk tërhiqet, ose referendumin, ose për fat të keq përplasje civile.

LETRA E HAPUR E BEJKOS
Përshëndetje Viktor, uroj të jesh mirë. Të jesh pro a kundër prishjes së teatrit është e drejta jote sigurisht. Po një gjë nuk kuptova unë, si ka mundësi që ti të firmosësh symbyllurazi një peticion të bërë kushedi në ç’zyrë pushteti pasi qeveria dhe bashkia kanë marrë vendime të njëpasnjëshme për prishjen e godinës. Është non sens.
Megjithëse ti nuk je jurist a burokrat që ta dish që këshilli i bashkisë në bazë të ligjit nuk e ka kompetencë të marrë vendime për prishje godinash, për më tepër teatrin. Dhe për më tepër akoma kur Qeveria i kaloi në pronësi vetëm truallin bashkisë dhe jo godinën. Dhe në këto kushte, për çfarë duhej ai peticion? Kujt i drejtohej postum? Qeverisë? Bashkisë? Po ato e kanë marrë tashmë vendimin e prishjes. Si artist i lexuar, të paktën ti e di që peticionet janë atribute të të “dobëtëve”, të pambrojturve, si një mënyrë për ti adresuar qeverisë, “të fortit” dmth, një kërkesë me një tis të hollë revolte dhe pakënaqësie, apo dhe një farë kërcënimi brenda…etj. Kështu që pasi qeveria e kish marrë këtë vendim, peticioni juaj nuk vlen më në dobi të zgjidhjes së konfliktit.

Aa, vlen për diçka. Ngaqë Edi Rama me konen e vet të bashkisë e dinë që është një vendimarrje jo legjitime, dhe për ti dhënë legjitimitet moral aktit të tyre në sytë e opinionit publik, përdorën firmën tuaj, emrin dhe reputacionin tuaj prej artistësh, si meikap.

Pas kësaj ti bën thirrje për zgjidhje të nyjes me djalog… Më fal Viktor, seriozisht e ke? Po Edi Rama sapo tha se ka 22 vjet që ka dash ta rafshonte godinën e Teatrit Kombëtar se i vret sytë.( Megjithëse mua më duket, si kompleks frojdian ky fiksimi i tij ndaj asaj godine dhe dje kam pyetur një ish mikun e tij të fëmijërisë se mos vallë ka pas ndonjë histori përdhunimi kur ka qenë fëmijë në kthinat e asaj godine…? Ç’ nuk bën te vaki në një shoqëri të frustruar e të mbyllur si ajo e asaj kohe. Ne kur ishim vegjël kemi gjet një oficer në një përua që përdhunonte një gomaricë…😀😉Se që masturbohej në bunker, e ke shkruar vet Rama në një tregim të tij).Nejse. A ka vend për dialog këtu?! Ai e ka qëlluar pabesisht dialogun me një plumb poshtë brinjëve të trupës së artistëve, duke i hapur shoqërisë plagë të vjetra të konfliktit, e nga ana tjetër duke e fshehur armën e krimit mes gjetheve të rëna të peticioneve tuaja të pa vlera, e turpëruese. Mirë teatrin si vlerë historike e refuzoni, por ruani dinjitetin ooo burra, mos u koritni tani në pleqëri. Mendoni dhe zgjidhni si të doni, por mos u përdorni se një artist nuk është vetëm pasuri e vetes, por edhe i yni, i spektatorëve.
Të gjithë janë jo legjitimë në këtë çështje në një farë mënyre, në fakt, si ata që duan ta prishin dhe ata që po e mbrojnë. Askush nuk ka ekskluzivitetin për të qenë pronar i të vërtetës. Këto konflikte në demokracitë perëndimore zgjidhen me referendum ku shprehet sovrani pasi dështon dialogu. Por jo me arrogancën e forcës së pushtetit, as me manipulime hileqare peticionesh të njërës palë kundër tjetrës. Ja më thuaj mua, pse firma jote paska më shumë peshë e vlerë se e Budinës? Pse ke ti të drejtë dhe jo Budina, Rama dhe jo unë si qytetar, dhe anasjelltas? Zihen si gomari në hipi të botës. Është pasuri e sovranit, e askujt tjetër. Prandaj o Referendum, o përplasje civile për fat të keq, kur “i forti” nuk tërhiqet.
Të uroj gjithë të mirat Viktor.

REAGIMI I ZHUSTIT
Aktori Viktor Zhusti shkruante sot në “Facebook” se në këtë situatë është e nevojshme dhe e domosdoshme më shumë se kurrë qetësia dhe mirëkuptimi, pasi sipas tij, çdo gjë tjetër, qoftë deklarata, peticione, intervista e kërcënime, janë benzinë e hedhur, në një zjarr që vetëm shkatërron.

Mes rreshtash, Zhusti shkruante se “Sikur palet politike, te cdo drejtimi, te terhiqen dhe presin, jam i bindur qe vete artistet, do dalin nga istikami, do hedhin armet qe kane drejtuar kunder njeri-tjetrit, do shtrijne e shtrengojne doren, pasi kane intelektin, qytetarine dhe e njohin gjuhen e nevojshme te mirkuptimit midis tyre”.

Zjarr Tv Ad