Roland Bejko: Nuk mund t’i japim vulën ‘mbretit të gjullurdisë’ Berisha, Celibashi shkeli ligjin me vlerësimin që i bëri ‘non gratës’

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko thotë se nuk mund t’i jepet vula e kësaj force politike, Sali Berishës, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA-të dhe është i akuzuar për korrupsion. Gjatë një prononcimi për mediat dje, Bejko u shpreh se Berisha nuk e koncepton dot faktin që në krye të Partisë Demokratike, të jetë dikush tjetër dhe jo ai. Sipas Bejkos, Berisha e ka trajtuar këtë parti sikur ta kishte pronën e vet.

“Nuk e koncepton dot ai që Partinë Demokratike t’ia marrë dikush tjetër. Ai, Partinë Demokratike e ka pronë të vetën. Jo se e ka themeluar vetë, se themelimin e PD-së e kanë bërë studentët, intelektualët e rinj, populli shqiptar me mbështetjen e amerikanëve. Duke qenë se e përdori për një kohë të gjatë, mendon se është prona e vet dhe e trajton kështu. E drejta vajti në vend. Ka shumë që na thonë, jepjani vulën Sali Berishës se partia është e atij.

Ne bëjmë pyetjen, kujt t’ia japim vulën? T’ia japim vulën “non gratës”, atij që është akuzuar për korrupsion të qenësishëm, atij që është akuzuar për pengim të demokracisë dhe drejtësisë? T’ia japim vulën mbretit të gjullurdisë”, deklaroi ai. Po ashtu, ai hodhi akuza ndaj kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi. Duke iu referuar deklaratës së djeshme gjatë mbledhjes së KQZ, Bejko tha se ai mbështeti publikisht Sali Berishën.

“Situata e re në të cilën e vendosi kryekomisioneri Celibashi sepse dihet që ne PD, ka pengesat e veta. Pengesat janë madhore dhe mesa duket Celibashi, atë që ia donte xhani e shprehu, edhe pse nuk ia lejon ligji. Ai u shpreh aty se po të jetë për mua, Sali Berisha do të jetë kryetar i PD ndërsa gjykata ka vendosur që të ketë tjetër kryetar dhe për këtë arsye po bëj regjistrimin. Me këto terma mendoj se Celibashit i foli Frojdi dhe xhani i Celibashit sot doli në konferencë shtypi dhe tha që e patë se edhe Celibashi e tha që PD më takon mua.

Ky është kurthi, ku institucionet sipas ligjit por politikisht natyrisht dhe ne jemi këtu për të zgjidhur këtë ngërç. Nuk jemi Sali Berisha që ta anatemojmë por edhe dele nuk jemi që meqë Celibashi shkeli ligjin duke dhënë opinionin personal dhe krijon efekte ne debatin politik. Ky është shkaku që na çon tek pasoja. Pasoja është që PD të pengohet që të futet në zgjedhje. Kujt i intereson mos futja e PD në zgjedhje? I intereson Berishës”, nënvizoi Bejko.

Zjarr Tv Ad