Roland Bejko: Pas 8 Janarit njerëzit po largohen nga Sali Berisha, ai është epiqendër e krizës

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi i ri politik i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko, deklaroi mbrëmjen e djeshme se Sali Berishës i janë larguar mbështetësit pas protestës së 8 Janarit.

Sipas tij, ish-kryeministri Berisha është epiqendër e krizës në Partinë Demokratike, teksa shtoi se janë disa njerëz pranë Berishës ë mendojnë se do heqin qafe Lulzim Bashën dhe do e marrin vetë partinë.

“I kanë ikur Berishës pas datës 8 shumë, i ikën që me protestën e Kryeministrisë. Nuk zgjidhet kriza. Demokratët janë të pakënaqur në të drejtën e tyre se humbën zgjedhjet. Berisha e shfrytëzoi këtë moment, u bëri lavazh truri, i përdori për veten e vet, dhe në datën 8 i çoi në një situatë parademokratike të mbysin njëri-tjetrën. Sali Berisha është aktori kryesor, dhe epiqendër e krizës. Shumë nga demokratët që e kuptojnë sot janë distancuar nga z.Berisha. Ka një kategori në PD, njerëzit që janë pranë Sali Berishës mendojnë që do heqin qafe Lulzim Bashën dhe duke u nisur nga mosha e madhe e Berishës do të marrin vetë partinë”, tha Bejko në Vizion Plus.

Zjarr Tv Ad