Roli i Alqi Bllakos në inceneratorin e Elbasanit, gazetarja zbulon provate e reja të SPAK që fundosën ish-deputetin: Në kompjuterin e tij u gjetën e-maile me…

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja janë zbuluar mbi përfshirjen e ish-deputetit Alqi Bllako në aferën e inceneratorëve. Pozita e Bllakos është rënduar së fundmi, ku krahas marrjes si i pandehur për inceneratorin e Fierit tashmë ai akuzohet si i përfshirë dhe në inceneratorin e Elbasanit.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për News 24 se prokuroria ka arritur të zbulojë komunikime të vazhdueshme të Alqi Bllakos me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Sipas gazetares SPAK ka zbuluar gjatë kontrolleve të kompjuterave në Ministrinë e Mjedisit, e-maile personale që Alqi Bllako kishte këmbyer me Mirel Mërtirin në kohën që mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri.

E-mailet, së bashku me një draftë kontratë të inceneratorit të Elbasanit në të cilën ishte shënuar emri i kompanisë AlbTek Energy, e cila më pas ishte dhe fituesja e koncesionit, krijuan prova bindëse për një paracaktim të fituesit dhe përfshirjen e Alqi Bllakos në aferën e inceneratorit të Elbasanit, sipas gazetares.

“Nga kompjuteri i deputetit u provua se Alqi Bllako ka biseda të vazhdueshme me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton duke provuar që kanë njohje.

Alqi Bllaku u dërgua në burg vetëm për inceneratorin e Fierit, ndërkohë që provat e reja u gjetën gjatë hetimeve për incenratorin e Elbasanit.

Gjatë hetimit të çështjes së Elbasanit, gjatë sekuestrimit të kompjuterave të ministrisë së Mjedisit u zbuluan dhe e-mailet e Alqi Bllakos me Mirel Mërtirin. Zyrtarisht Alqi Bllako është marrë i pandehur dhe për inceneratorin e Elbasanit”, tha Lala.

Zjarr Tv Ad